Bukë falas për Ramazan në Kosovë (Video)

Shpërndaje

Në Vushtrri, Mitrovicë por edhe në qytete tjera furrat japin bukë pa para për skamnorë

Këto bukë nuk janë për shitje. Ato do të dhurohen falas për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që nuk kanë mundësi t’i blejnë.

E këtë e kanë mundësuar disa mërgimtarë që jetojnë në Gjermani, në bashkëpunim me furrën Home Bakery.

Deri në 5 bukë mund t’i marrin të gjithë ata qytetarë që kanë kartelën e ndihmës sociale.

Pronari Bajram Imeri thotë se ky është viti i tretë që organizojnë një ndihmë të tillë gjatë muajit të Ramzanit.

Loading...