Çka po ndodh me rikonstruimin e Qeverisë?! (VIDEO)

Shpërndaje

Kryeministri Zaev ende është në bisedime me partitë politike, kandidate për t’iu bashkuar Qeverisë. Kjo është përgjigja e vetme që vjen nga ekzekutivi, pa detaje për rikonstruimin.

“Më saktë mund të përgjigjen partitë politike se deri ku kanë arritur negociatat dhe a kanë përfunduar dhe cila është marrëveshja e tyre, e cila eventualisht është arritur”, tha Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Nga grupi i Afrim Gashit thotë se bisedimet janë në fazë finale.

“Deri ëm tani sigurisht që lëvizja Besa do ta ketë një Ministri me resor, mirëpo për detaje se cilën ministri dhe cilën pjesë tjetër do ta ketë në kuadër të qeverisë do të ngelet që të shohim në ditët në vazhdim”, tha Orhan Murtezani, Lëvizja Besa.

Edhe Abdush Demiri nga “Besa” e Bilall Kasamit, përmes telefonit na tha se bisedimet me kryeministrin janë në fazën përfundimtare por për hir të procesit, Demiri nuk dha detaje.

Si nga krahu i Gashit, poashtu edhe nga ai i Kasamit, kanë kërkuar nga një ministri në kabinetin Qeveritar. Jo zyrtarisht mësohet se edhe PDSH-ja e Thaçit kërkon një ministri me resor.

Analisti Nijazi Muhamedi konsideron se debati për ndarjen e resorëve është çështje e banalizuar.

“Se si kjo çështje tashmë një muaj dominon, është gati ky të hyjë, merren me principe, janë bërë principe, s’janë bërë principe, do ta marrim këtë resor, do ta marrim atë resor, janë çështje që vetë këta i banalizuan kyçjen e tyre ne qeveri”, tha Nijazi Muhamedi.

Dy ditë më parë kryeministri tha se temës së rikonstruimit do t’i jepet epilog brenda disa ditësh. Përveç kyçjes së partive më të vogla, pritet që Zaev të propozojë edhe ndryshimin e disa vendeve ministrore. Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që rikonstruimi i qeverisë, gjysmë viti pas formimit të saj, të jetë vetëm një hap simbolik. Përbërja aktuale qeveritare ka 19 ministra ndërsa 6 prej tyre janë ministra pa resor./TV21

https://www.youtube.com/watch?v=Ts2EPtr3_ys&feature=youtu.be

Loading...