Maqedoni

Çka u bë me padinë e LSDM-së, kundër Osmanit dhe Xhaferit, pyesin nga FD i VMRO-DPMNE

Shpërndaje

Fraksioni Demokratik i VMRO-DPMNE-së (FD i VMRO-DPMNE) në një konferencë për shtyp ka pyetur Kryeministrin, Zoran Zaev se çka u bë me padinë që LSDM kishte ngritur kundër Bujar Osmanit dhe Musa Xhaferit, transmeton Gazeta Express.
“Zaev në një emision me gazetarin, tani deputet i LSDM-së, Muhamed Zekiri kishte deklaruar publikisht se janë ngritur akuza penale nga LSDM-ja kundër Bujar Osmanit, Musa Xhaferit dhe personave të tjerëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit të shtetit. Ne kërkojmë që Zaev publikisht të deklarohet se çka është bërë me këto padi penale për këto persona apo përsëri LSDM-ja ka tërhequr këto akuza kundër zëvendëskryeministrit aktual, Bujar Osmani, Musa Xhaferit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë “, thonë nga ky fraksion i VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu, nga atje ata vlerësojnë që për këtë çështje publikisht duhet të prononcohen edhe nga Prokuroria Publike e shtetit ku edhe janë ngritur akuzat për personat e lartëpërmendur.

“Ne mbështesim prezumimin e pafajësisë, por a është etike që një person të këtillë ka keni në kabinet edhe atë si zëvendëskryeministër, në të cilën edhe vetë kryeministri dyshon se ka kryer krim dhe për këtë arsye ka ngritur padi penale! “, shtojnë nga Fraksioni Demokratik i VMRO-DPMNE-së.

Poashtu nga ky fraksion thonë se tani është edhe rradha e Zaevit që të tregojë edhe kundër cilëve ministra në qeverinë e tij po kryhen procedura parahetimore./Gazeta Express.

Loading...