Dardan Molliqajt i zbehet fuqia në SocialDemokraci

Shpërndaje

Dardan Molliqaj ishte figura kryesore kur nisi gjithë përplasja në Vetëvendosje që prodhoi në ndarjen definitive të kësaj partie dhe krijimin e Partisë Social Demokrate. Por pavarësisht kësaj, ani pse ishte më i zhurmshëm dhe zbuloi të gjitha prapaskenat e asaj çfarë ndodhi realisht duke u portretuar si njeri kyç, ai nuk mori ndonjë pozitë të lartë në parti ditën kur Shpend Ahmeti mori postin e kryetarit, Ymeri postin e zëvendësit të tij e Aida Dërguti të Sekretares. Madje për të s’pati vend as në ulëset e para.

Deputeti i dikurshëm i VV’së e tash i partisë së re, Dardan Molliqaj jo vetëm se nuk mori ndonjë pozitë të rëndësishme në Partinë e cila dje edhe e emëroi kryetarin e saj, por në Konventën e PSD’së u rendit në rreshtin e dytë.

Kur themi pozitë të rëndësishme, nënkuptohet ajo e kryetarit të cilin e mori Shpend Ahmeti, nënkryetarit pozitë të cilën e mori Visar Ymeri dhe atë të sekretarit në krye të së cilës do të jetë Aida Dërguti.

Në pozitën e kësaj të fundit, Molliqaj shërbeu në Lëvizjen Vetëvendosjes si sekretar i Përgjithshëm për shumë vjet, deri në largimin e tij nga subjekti për të cilin dikur i nxirrte njerëzit dhunshëm edhe nga vetura.

Partia Social Demokrate mbajti dje Konventën e saj të parë ku Shpend Ahmeti iu drejtua të pranishmëve aty.

Molliqaj u kap në një moment jo të përshtatshëm e cila vendoste në pah kureshtjen e tij nga rreshti i dytë për të parë letrën e emrave që kanë për t’u ulur në karriget e para. A ishte humbësi më i madh Dardan Molliqaj në gjithë këtë ndarje të partive? Sidoqoftë kjo mbetet të shihet.

Megjithatë, ajo që ra në sy, ishte edhe këshilla e Shpend Ahmetit për anëtarët e kësaj partie, dukshëm duke e goditur Albin Kurtin, nga ku ky i fundit i akuzonte të larguarit për mikroborxhezi.

“Delegatë të nderuar, ne sot nuk kërkojmë nga ju që të ndryshoni. Nuk kërkojmë që të visheni në një formë e të dukeni ndryshe. Anëtarët e PSD’së nuk duhet të duken më të varfër, e më të kualifikuar se që jeni për të përfaqësuar dikë”, ka thënë ai në fjalimin e tij./GazetaExpress/

Loading...