Rajoni

Del raporti i ekspertizës për policët që ranë në Lepenc

Shpërndaje

Dy policët Armend Trena dhe Malësor Dashi sipas raportit të ekspertizës së komunikacionit janë vetë aksidentuar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari për KALLXO.com tha se, kanë marrë raportin e ekspertizës dhe ai thotë se policët të cilët ranë në lumin Lepenc u vetë aksidentuan.
 
“Po kemi marrë raportin e ekspertizës. Sipas raportit gjendja e automjetit ka qenë në rregull nuk ka pasur probleme. Po ashtu në raport thuhet se rasti ka qenë vetë aksident”, tha Jashari për KALLXO.com.

NË anën tjetër kryeprokurori Jashari është duke pritur edhe raportet e autopsisë së dy policëve të aksidentuar më 28 prill të muajit të kaluar.

“Jemi duke pritur raportet e autopsisë, janë disa procedura dhe se ende nuk janë kryer raportet”, tha Jashari më tutje.
 
Dy policët u aksidentuan me 28 prillit, duke ranë në lumin Lepenc. Kërkimet filluan menjëherë pasi u njoftuan policia për rastin.

Trupi i Malësor Dashit u gjet në ujërat e lumit Lepenc pas pesë ditë kërkimesh ndërsa trupi i Armend Trenës u gjet në ditën e dhjetë të kërkimeve që po bëheshin në lumin Lepenc më saktësisht në vendin e quajtur ‘Kulla me Qeshme”.

Loading...