Dëme mbi 260 mijë euro, Porsche dhe Ferrari përplasen kokë më kokë (Foto)

Shpërndaje

Dy super-veturave një Ferrari 458 Italia dhe një Porsche 718 Cayman GTS u përfshinë në një aksident të frikshëm.

Drejtuesi 26-vjeçar i Porsche mësohet se ka pësuar lëndime të lehta, por shoferi i Ferrari-t nuk ishte në vendngjarje dhe policia ka bërë thirrje që të jepen informata për ta gjetur atë dhe ndonjë pasagjer të mundshëm.

Porsche i kuq me vlerë 90 mijë euro u përmbys dhe i humbi të dyja disqet në aksident

Ndërkaq Ferrari me vlerë 170 mijë euro pësoi dëme të shumta në pjesën e përparme nga ana e pasagjerit.

Përplasja, që shkaktoi një dëm prej mbi 260 mijë eurosh, ndodhi rreth orës 7 e 50 të mbrëmjes së kaluar në South Yorkshire të Anglisë./balkanweb

Loading...