Kronikë e zezë

Detaje nga aksidenti i djeshëm në rrugën Gostivar-Kërçovë, viktima një 32 vjeçar nga Gostivari (Foto)

Shpërndaje

Policia e Gostivarit ka dalur me detaje nga aksidenti i kobshëm i cili ndodhi dje pasdite në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë. Viktima është 32 vjeçar Senad Pajaziti ng Gostivar.

Nga Policia njoftuan zyrtarisht që aksidenti ndodhi në gurroren e parë të aksit Gostivar – Kërçovë reth orës 17 e 20 minuta.

Siç raportoi dje Flaka nga terreni, në aksident u përfshinë automjeti i markës Reno Megan me taraga të Gostivarit që drejtohej nga viktima, si dhe Opel Astra me targa të Dibrës që drejtohej nga 21 vjeçari Xh.A nga Dibra.

“Në aksident, drejtuesi i automjetit Reno Megana ka pësur lëndime vdekjeprurëse dhe ka humbur jetë në vendngjarje. Po ashtu, lëndime të rënda trupore pësoi edhe 24 vjeçarja e cila ndodhej në të njëjtën veturë, kurse një 3 vjeçar ka pësuar lëndime të lehta trupore”, njoftuan nga Policia.

Flaka mëson që personi i lënduar është bashkëshortja e viktimës, sakaq, 3 vjeçari ka qenë djali i kësaj familje.

Me lëndime të rënda trupore kaloi edhe shoferi i automejtit tjetër, kurse shoqëruesja e tij, 25 vjeçarja P.L ka pësuar lëndime më të lehta trupore.

Të lënduarit nga aksidenti, janë dërgur për mjekim në Spitalin e Gostivarit.

Pas ndihmës së shpejt, dy personat më të lënduar, bashkëshortja e viktimës si dhe shoferi i automjetit tjetër, janë dërguar në Klinikën e Shkupit.

Fëmija 3 vjeçar, si dhe 25 vjeçarja që ndodhej në veturën me targa të Dibrës, pastaj, janë lëshuar në shtëpi.

Prokurori Publik dhe ekipi i Policisë, kanë kryer ekspertizë në vendngjarje dhe punohet në shkaqet që çuan deri tek aksidenti.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 32 vjeçarit nga Gostivari është dërguar në obduksion. /Flaka

Loading...