Maqedoni

DIMITROV: Do e nënshkruaj menjëherë dorëheqjen nëse ajo ndihmon në negociatat me Greqinë

Shpërndaje

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov tha se nuk sheh propozim më adekuat për zgjidhje të kontestit se Republika Ilinditase e Maqedonisë.

“Për momentin nuk shoh ndonjë propozim më të përshtatshëm rreth të cilit edhe të dy palët negociuese kanë rënë dakord për zgjidhje të çështjes së emrit”, tha Dimitrov në emisionin “Shtyp i javës në TV1”.

Theksoi se Ilinden ka në dy preambulat të Kushtetutës dhe se ato janë dy shtyllat e shtetësisë sonë.

“Vështirë është të jesh për Maqedoninë, e të mos jesh për Maqedoni Ilinditase”, tha Dimitrov.

Shefi i diplomacisë, gjithashtu, tha se ai do ta konsiderojë veten përgjegjës nëse dështon procesi i negociatave për zgjidhje të problemit me emrin me Greqinë.

“Menjëherë do të nënshkruajë dorëheqje, nëse mendoj se kjo do t’i ndihmojë Maqedonisë dhe nëse do të jetë më e mirë pa mua, nëse procesi do të ishte më i mirë pa mua. Çështja e përgjegjësisë sime personale është a ka pasur ndonjë gjë që mund të bëja, e nuk e kam bërë dhe a kam bërë ndonjë gjë që nuk ndihmoi. Edhe pa përgjegjësi, nëse ka efekt që dorëheqja ima të ndihmojë, absolutisht jam i gatshëm në çdo kohë të tërhiqem”, tha Dimitrov në pyetjen “ku e sheh përgjegjësinë e tij nëse nuk arrin sukses procesi negociues”.

Shtoi se në pakon për emrin, grekët pajtohen se njohin kombin maqedonas, ndërsa gjuha me këtë propozim duhet të jetë maqedonishte, me përkthim në të gjitha gjuhët, me ç’rast nuk kërcënohet identiteti maqedonas.

Loading...