Dimitrov: Mundet të ndodhin “çudira” për emrin
Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov tha se zgjidhja e emrit do të ishte mrekulli, por se mrekullitë ekzistojnë. Dimitrov këto komente i bëri gjatë një paneli në kuadër të Samitit të Sofjes, ku theksoi se procesi i integrimit në BE i transformon vendet dhe se do të ishte tragjedi për vendin nëse nuk fillon negociatat për anëtarësim.
“Nuk ka të bëjë me tejkalimin e kapitujve, por me shfrytëzimin e procesit për të ndryshuar. Ne nuk duam të anëtarësohemi nesër, sepse do ta kemi të njëjtin vend. Por procesi i anëtarësimit është mjeti më i mirë që e ka BE-ja për t’iu ndihmuar atyre që duan të reformohen. Ne kemi sfidën e fundit më të madhe në aspekt të problemeve dypalëshe. Mendoj se do të ishte mrekulli nëse do ta zgjidhim, gjithsesi mrekullitë janë të mundshme. Të gjithë kemi nevojë për mrekulli”, deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.