Djali i kryeministrit të Izraelit fyen rëndë Turqinë (Foto)

Shpërndaje

Djali i kryeministrit të Izraelit, Yair Netanyahut ka publikuar një status kontradiktor në profilin e tij zyrtar Instagram ku kishte shkruar “Qi***** Turqinë (F*ck Turkey).

Yair Netanyahu ka publikuar një imazh dhe një tekst mbi flamurin turk duke e fyer rëndë shtetin turk.

Ky status kontradiktor vjen pasi Turqia ka larguar ambasadorin e Izraelit, Eitan Naeh nga Ankaraja në përgjigje të 60 palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite në Gaza ditën e hënë. Ankaraja gjithashtu ka tërhequr ambasadorin e saj nga Tel Avivi dhe nga Shtetet e Bashkuara, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

Retorika mes liderëve të dy shteteve respektive ka vazhduar pas ngjarejeve që pasuan sulme verbale ndaj njëri tjetrit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e kishte quajtur kryeministrin izraelit si një “kryeministër i një shteti aparteid” i cili i ka gjakosur duart e tij me “gjakun e palestinezëve të vrarë”. Netanyahu i është përgjigjur duke vënë në dukje “duart e përgjakura të Erdoganit mbi shumë kurd në Turqi dhe Siri”.

Yair më vonë e ka fshirë statusin kur kishte sharë shtetin turk, por disa përdorues të mediave sociale kanë kopjuar statusin e tij për të shpërndarë në mediat ndërkombëtare./Periskopi/  

Loading...