Dy policët u zhdukën pa gjurmë, krejt çka dihet deri më tani për ata

Shpërndaje

Ende pa asnjë gjurmë. Dy policët që u zhdukën të shtunën mbrëma nuk po gjinden assesi.
Makina e tyre është gjetur po atë natë, por trupat e tyre jo.

Kërkimet kanë nisur në Lepenc prej vendit ku u gjet makina.

Sot është dita e katërt që këto kërkime po bëhen por pa rezultate.

Dy pjesëtaret e Policisë së Kosovës Malsor Dashi e Armend Trena u zhdukën pas aksidentit.

Të gjithë janë ngritur në këmbë për t’i kërkuar policët e zhdukur. Por prindërit e Armend Trenes nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur me djalin e tyre.

Ata, të shtyrë në moshë, jetojnë një fshat të thellë të Kaçanikut, larg informacioneve që flasin për zhdukjen dhe kërkimin e dy policëve.

Pjesa e familjes Trena që e dinë se çka ka ndodhë me djalin e tyre, kanë pritur njerëz.

Vendi ku janë aksidentuar Malsor Dashi e Armend Trena po kontrollohet për herë të dytë, por asnjë gjurmë nuk është gjetur.

Për të ndihmuar rreth operacioni kanë shkuar edhe ekipe nga Prishtina.

Mes tyre edhe deputet të Kuvendit të Kosovës.

Familjarët e policëve presin në ankth.

Kryemami i Kaçanikut i cili është edhe zhytës vullnetar, po lë fajtor një kompani private për vështërësitë e kërkimit.

Përkundër pengesave në kërkim vullneti për t’i gjetur është i madh.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/dy-policet-u-zhduken-pa-gjurme-krejt-cka-dihet-deri-me-tani-per-ata-531431/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...