Edhe pse nuk fituan në festival, 2018-a do mbahet mend si ‘Eurovizioni i shqiptarëve’

Shpërndaje

Në Lisbonë të Portugalisë, mbrëmë është mbajtur finalja e festivalit të këngës finale të “Eurovizionit”.

Në garë ishin 26 shtete, të cilat synonin vendin e parë në këtë festival, për t’i bërë krenare shtetet që përfaqësonin, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, vendin e parë e zuri këngëtarja Netta Barazilaj, e cila përfaqësonte Izraelin në këtë festival.

Për shqiptarët, ky vit ishte më i veçantë ngase garonin tre shqiptarë, të cilët kanë qenë edhe favorit për vendin e parë.

Shqipëria ka garuar me Eugent Bushpepën, i cili ka arritur të zë vendin e 11-të, ndërsa Ermal Meta ishte shqiptari tjetër që mori vendin e 5-të në këtë kompeticion.

Por, sukses më të madh kishte treguar Eleni Foureira, shqiptarja e tretë që merrte pjesë në “Eurovizion” si përfaqësuese e Qipros dhe që zuri vendin e dytë.

Këto rezultate kanë gëzuar pa masë gjithë shqiptarët kudo që janë, ngase është sukses i jashtëzakonshëm që tre shqiptarë të kryesojnë tabelën e pikëve në “Eurovizion”.

Eleni kishte arritur të siguronte 436 pikë, Ermali 308 dhe Eugent Bushpepa 184.

Kujtojmë që suksesin më të madh Shqipëria e ka arritur në vitin 2012, kur Rona Nishliu arriti ta fitojë vendin e pestë me këngën “Suus” dhe Anjeza Shahini në vitin 2004 zuri vendin e shtatë me “Tomorrow I Go”.

Loading...