Emri grek i qytetit Bizant dhe i perandorisë me të njëjtin emër, janë legjenda të trilluara greke dhe sllave
Nga, Abdulla Mehmeti
Emri dhe legjenda greke e themelimit të qytetit të lashtë 7 mijë vjet të Bizantit, si dhe historia njëmijëvjeçare e Perandorisë Bizantine, siç i kemi mësuar deri më sot, janë rrena greke dhe sllave, të përhapura në emër të shkencës.
1. Emri i Bizantit, sipas variantit grek, është një legjendë e trilluar
Etimologjia e emrit Bizant është e panjohur, konsiderojnë disa shkencëtarë të shquar evropianë. Supozohet që emri është me origjinë Iliro-Thrake.* Ai mund të rrjedhë nga emri personal ilir ose thrak Byzas (buzë). Legjenda e lashtë greke i referohet mbretit Byzas, udhëheqës i kolonistëve megarë dhe themelues i qytetit. Forma e emrit Bizant është një latinizim i emrit origjinal.
Shumë më vonë, emri Bizant u bë i zakonshëm në Perëndim për t’iu referuar Perandorisë Romake Lindore. Kryeqyteti i saj Konstantinopoja qëndronte në vendin e Bizantit, qytetit të lashtë. Emri “Perandoria Bizantine” u paraqit për herë të parë nga historiani Hieronymus Wolf në vitin 1555, një shekull pasi perandoria kishte pushuar së ekzistuari. Gjatë kohës kur perandoria kishte ekzistuar, termi Bizant i referohej vetëm (krye)qytetit, jo edhe perandorisë.
2. Në bazë të studimeve të derisotme, në territoret ku supozohet se janë shtrirë ilirët, qytetet, krahinat dhe mbretëritë e tyre, hasen shumë emra të njëjtë, të ngjashëm, ose me kuptim të përafërt, si emrat e qyteteve Oeneum (Tetovë, Omish-Kroaci), krahina dhe mbretëria e Dardanisë (Kosova e sotme dhe Maqedonia Veriperëndimore, krahina e Dardanisë në Anadoll të Turqisë së sotme) etj.
3. Sipas Hartës arkeologjike të Maqedonisë**, në qytetin e sotëm të Tetovës janë zbuluar deri më sot së paku 9 lokalitete arkeologjike, Njëri ndër këto është edhe qyteti i lashtë me emrin BUZANE (Buzan, Buzanë), që mund të shpie në konstatimin se ky qytet ka pasur emër të njëjtë, ose të ngjashëm me qytetin e lashtë 7 mijëvjeçar BYZANT, një latinizim i emrit origjinal BUZANE (Buzan, Buzanë), siç konstaton studiuesi francez Raymond Janin.
Studimet për çështjen e emrit të qytetit Bizant (Byzant, Byzantium, Byzantion, ose në shqip Buzane/Buzan, Buzanë), si dhe të Pernadorisë së Bizantit, duhet të thellohen më tej, me qëllim të eliminimit të dyshimeve, hamendjeve, falsifikimeve apo krijimit të legjendave dhe miteve të rrejshme, të cilave u kanë besuar deri më sot disa studiues shqiptarë dhe të huaj.
* Janin, Raymond (1964). Constantinople byzantine. Paris: Institut Français d’Études Byzantines. p. 10f.
** Koco, Dimçe (1996). Harta arkeologjike e Republikës së Maqedonisë. Shkup.