Erdogan pret Vuçiqin me ushtarët Osman, mediat serbe e quajnë provokim (Foto/Video)

Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron këto ditë në Ankara, sot është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, por në ceremoninë e pritjes kishte edhe disa elemente shtesë të cilët e tërhoqën vëmendjen mediave serbe.

Erdogan priti presidentin e Serbisë në hyrje të Kompleksit Presidencial në Ankara, ndërsa ceremonia vijoi me himnet e të dy vendeve por gjatë ceremonisë ne anën e djathtë të tepihut protokollar ishin prezent edhe disa ushtarë të veshur me kostume nga koha e Perandorisë Osmane, gjë që e tërhoqi vëmendjen mediave serbe.

Gazeta serbe PRAVA, prezencën e ushtareve osmane e quajti provokim.

“Erdogan ia kujtoj betejat e Kosovës më 1389 që u zhvillua ndërmjet Perandorisë Osmane në krye me sulltan Murad I dhe ushtrisë serbe nën udhëheqjen e gjeneralit serb Lazar Hrebelyanoviç, ku triumfoi pala Osmane”, shkroi Prava. E në anën tjetër edhe shumë portale të tjera ndër ta edhe “Vecernje Novosti”, theksuan se Vuçiq takimin e filloi 3-0 në humbje, transmeton Gazeta e Re.

Vlen të ceket se rituali i pritjes zyrtare në kompleksin presidencial është e njëjtë që nga viti 2014 kur Erdogan u zgjodh si president i Turqisë.

Loading...