Fatime Fetai: Mijallkov dhe Thaçi keqpërdorën fuqinë politike për krim zgjedhor

Shpërndaje

Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov, Bedredin Ibraimi, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska thanë se nuk ndjehen fajtorë për veprën krim zgjedhor në rastin Titanik 2, raporton SHENJA.
Prokurorja Fatime Fetai ka thënë fjalën hyrëse në lëndën për manipulimet zgjedhore Titanik2. Fetai tha se Sasho Mijallkov nuk ka mundur të durojë humbjen e partisë së tij VMRO DPMNE që ka dashur të jetë e vetmja në skenën politike dhe kështu ka kërkuar nga Menduh Thaçi që të ndikojë tek anëtari i tij në KSHZ për të votuar në favor të VMRO-së.
“Motivi i Sasho Mijallkovit është bazuar në ndjenjën e tij të paprekshmërisë dhe humbjes politike pasi që ka vlerësuar se ai që e fiton sot në nivel lokal, bëhet kërcënim serioz në nivel qendror. Kjo e ka shtyrë atë në veprime kriminale,duke prishur vendvotimin ose ndikimin për të prishur vendvotimin 1727 në Strumicë”, deklaroi prokurorja Fatime Fetai.
Fetai tha se kanë prova materiale dhe dëshmitarë që i kanë siguruar gjatë hetimit e që konfirmojnë akuzën e tyre dhe këtu konfirmohet edhe roli i Menduh Thaçit dhe ish anëtarëve të KSHZ-së nga PDSH dhe VMRO .
“Thaçi ka shtyrë anëtarin e tij Bedredin Ibraimi që të votojë në favor të VMRO së. Do dëshmojmë se Mijallkov dhe Thaçi kanë ndikuar me fuqinë e tyre politike tek “anëtarët e tyre” në KSHZ”, i tha Fatime Fetai gjykatës.
Seanca e radhës u anulua për 27 maj në ora 11. Avokatë nuk dhanë fjalë hyrëse pasi nuk ishin të përgatitur.

Loading...