Fazli Veliut i shkoi jeta duke premtuar për ushtarët e UÇK-së

Shpërndaje

Në shenjë nderimi për gjakun e derdhur dhe sakrificën e tyre për idealet kombëtare sot në ditën e dëshmorëve u nderuan edhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në organizim të SHVL UÇK-së në Tetovë u bënë homazhe tek varrezat ku prehen dëshmorët e kombit dhe veprimtarët e kauzës shqiptare . I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Zëvendëskryeminsitri njëherit edhe ish komandanti i Brigadës 112 “Mujdin Aliu” Hazbi Lika.

“Sot është viti 17 ku ne nderojmë veprën dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit, sot është viti 17 prej viti 2001 ku këta djem thanë jetën për një jetë më të lumtur për ne. Më shumë se sat ë japish jetën nuk ka, dhe këto e meritojnë këtë nder këtë respekt tonin e meritojnë që ne ti kujtojmë në vazhdimësi sepse fundi fundit ne kemi përfituar nga veprat e tyre ne kemi përfituar nga sakrifica e tyre dhe ne sot që jemi gjallë duhet detyrimisht që atë ëndërr atë amanet të përcjellim” – u shpreh Hazbi Lika, ish komandant i brigadës 112 Mujdin Aliu.

Kryetari i shoqatës së Veteranëve të luftës së UCK-ës, Maqedoni u shpreh se dita e hënë do jetë dita ku do vendoset për familjarët e dëshmorëve,ku precizoi se ka ardhur koha që dikush të kujdeset për ta.

“Ose e sistemojmë atë ushtri që e kishim ne me 97, 98 në dëshmorët sa janë dhe familjet e tyre të gjejnë statusin e tyre ose do të jemi ne që ti mbajmë mirëmbajmë ti rregullojmë ata një herë e përgjithmonë, dhe të tjerët mos thon më se jemi të barabartë për këtë do të dëgjoni lajmet e së hënës mbrëmje” – tha Fazli Veliu, Kryetari i SHVL-UÇK-ës.

Në ditën e dëshmorëve të Kombit, u bënë homazhe edhe te varrezat e Dëshmorëve në komunën e Haraçinës.

“Dëshmori nuk matet me asgjë, vendin e parë e kanë dëshmorët në popull, në kombin e vet. Nuk di si të them, nuk matet vepra e tyre se edhe jetën e kanë dhënë për ne, për çlirim, për bashkim të trojeve shqiptare.” – tha Ragmi Emini nga SHVL-UÇK.

Homazhe në nderim të dëshmorëve përveç pjesëtarëvce të pushtetit qendror dhe atij lokal bënë edhe familjarët e dëshmorëve dhe veprimtarëve, si dhe invalidët e luftës./MTV2

Loading...