Fillon takimi mes Zaevit dhe Ciprasit në Sofje
Ka filluar takimi mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në margjinat e samitit BE- Ballkani perëndimor në Sofje.
Edhe pse pritet lëvizje pozitive në kontestin e emrit, dy kryeministrat kanë qenë të përmbajtur në deklaratat para takimit, transmeton Medial.mk.
Zaev dhe Cipras janë parë dje në mbledhjen e partisë së socialistëve evropian.
Politikanët evropian fuqishëm, madje mbështesin zgjidhjen e problemit të emrit me qëllim të zhbllokimit të integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.
Loading...