Gashi flet nëse do të jetë ministër i Arsimit?

Shpërndaje

Lideri i njërit nga krahët e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka theksuar për portalin Libertas se nuk është e saktë informata se ai do të udhëheq ministrinë e Arsimit, në Qeverinë e zgjeruar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

“Nuk është e saktë informata e TV21. Ne po zhvillojmë bisedime me kryeministrin Zaev dhe kjo nuk është sekret, por në këto bisedime nuk kemi mbërritur tek ndarja e resorëve dhe që unë të jem ministër i Arsimit”, theksoi Gashi.

Sipas tij, është herët të flitet për ndarjen e resorëve ministrore. Por nga ana tjetër, nuk ka mohuar faktin se krahu i tij me tre deputetë ka disponim për të participuar në Qeveri.

Loading...