Gashi mend te karrikja e Qeverisë!

Shpërndaje

Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes BESA, krahu i Shkupit, mbrëmë ka qenë në takime me anëtarë dhe simpatizantë në Kërçovë, ku ka paralajmëruar se së shpejti partia e tij do të mund të jetë pjesë e Qeverisë reformatore të kryeministrit Zoran Zaev.

“Kjo ndodhë pasi Maqedonia lëviz me sukses drejt strukturave euroatlantike dhe ky moment na bën më optimistë”, ka thënë Gashi.

Ndryshe Gashi prej kur është bërë kryetar i Lëvizjes Besa- Shkup, çdo ditë e ka ëndërruar karriken e Qeverisë, pasi e ka provuar njëherë kur ka qenë në takim me kryeminstrin, Zoran Zaev.

Nuk i dihet pra a flenë natën apo rri zgjuar pasi pret me ‘ankth’ telefonatën e Zaevit, ‘cingrrr, alo Zaevi jam’.(Fjala.mk)

Loading...