Gazeta greke nxjerr një propozim të ri për emrin

Shpërndaje

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se një propozim për emrin e Maqedonisë, që lidhet me Krushevë, gjithashtu është në listën e propozimeve.

Burime të mirë informuara të kësaj gazete theksojnë se, propozimi ndërlidhet me trashëgimi sllave të këtij shteti, me çka ndërpritet linja e antikitetit, që sipas gazetës, u imponua nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Zyrtarisht në tavolinë janë katër propozime, kurse “Kathimerini” shkruan se emratMaqedonia e Re, apo e Epërme, mund të jenë dy emrat kryesorë dhe të mundshëm për t’u arritur pajtimi dypalësh.

Loading...