Gjenden disa emigrantë pakistanezë gjatë transportit të tyre drejt “Bogorodicës”

Shpërndaje

Dhjetë emigrantë, nëntë nga Pakistani dhe një nga Nepali, janë gjetur në një automjet “Opel Omega” i cili pardje pasdite ka lëvizur në drejtim të vendkalimit kufitar “Bogorodicë”.

Siç kumtoi MPB, pasi e kanë vërejtur automjetin në rrugën rajonale Negorc – Përdejc tek rrethrrotullimi për t’iu bashkuar autostradës Demir Kapi – Smokvicë, nëpunësit policorë i kanë dhënë shenjë për ndalim, por shoferi ka vazhduar të lëvizë drejt “Bogorodicës”. Madje më pas ka ndaluar, ka dalë nga automjeti dhe është arratisur.

Gjatë kontrollit të automjetit është përcaktuar se tabelat e regjistrimit i takojnë një “Opel Kadeti”, pronë e një personi nga Shkupi.

Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Loading...