Gjendet një trup i pajetë në periferi të Gostivarit, identifikohet 21 vjeçari
Trupi i pajetë i një djali të ri është gjetur mbrëmë rreth orës 19 në afërsi të pompës së benzinës “S-Petrol” në Gostivar.
Nga MPB njoftojnë se është duke u bërë hetimi në vendin e ngjarjes dhe se policia e Gostivarit tani më është bërë i ditur identiteti i personit. Bëhet fjalë për personin I.A. (21) nga fshati Vrutok i Gostivarit.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për obduksion.
Loading...