Gjendet trupi i pajetë i plakut nga Strimnica e Tetovës në lumin Vardar (FOTO)
Në ujërat e lumit Vardar në fushat e fshatit Saraçinë në komunën e Zhelinës, mëngjesin e sotëm është gjetur një trup i pajetë.
Trupi është i gjinisë mashkullore ende nuk është identifikuar, ndërsa supozohet se bëhet fjalë për një person të moshës 93-vjeçare, i cili është denoncuar si i zhdukur 10 ditë më parë në fshatin Strimnicë, njofton TetovaSot.
“Jemi me dy ekipe në vend ngjarje për të ndihmuar” thekson për TetovaSot, komandanti i zjarrfiksave, Uka Aliti
Policia po e siguron vendin dhe më pas do të kryhejnë hetimin për të zbardhur identetin e plotë të viktimës.
Ky është vendi ku është gjetur trupi i pajetë i të moshuarit nga Strimnica.
Loading...