Gjendja e rëndë në Palestinë, sot mblidhet Këshilli i Sigurimit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është paraparë që të mblidhet sot për të diskutuar për dhunën përgjatë kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës.Kuvajti e ka thirrur këtë takim, pasi të paktën 58 palestinezë u vranë dhe mbi 1,200 të tjerë u plagosën nga ushtria izraelite, pas protestave masive për të kundërshtuar hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem më 14 maj.Izraeli tha se trupat e tij kanë mbrojtur kufirin dhe ka akuzuar militantët e Hamasit se kanë tentuar të sulmojnë gjatë protestës.
Nuk ka qenë menjëherë e qartë se çfarë mund të pritet nga kjo mbledhje e Këshillit të Sigurimit. Pas protestave, nuk ka pasur asnjë deklaratë të përbashkët dhe dy diplomatë të OKB-së thanë se anëtarët nuk kanë arritur që të arrijnë një marrëveshje unanime më 14 maj, në mënyrë që të publikojnë një deklaratë të propozuar nga Kuvajti.Në draft-deklaratë, të cilën e kanë siguruar mediat, thuhet se shprehet “zemërim dhe pikëllim” për vrasjet dhe kërkohet “hetim transparent dhe i pavarur” mbi protestat vdekjeprurëse.
Diplomatët amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar këtë propozim lidhur me kërkesën që të gjitha shtetet të respektojnë një rezolutë një dekadë të vjetër të Këshillit të Sigurimit, ku bëhet thirrje që të mos vendosen ambasada në Jerusalemin e kontestuar.SHBA ka vendosur veton në dhjetor mbi rezolutën që i kërkohet presidentit amerikan, Donald Trump që të anulonte vendimin e tij për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.Dita e djeshme mund të konsiderohet pa mëdyshje si më vdekjeprurësja e dhunës në Gaza, që nga lufta e vitit 2014.
Zyrtarët palestinezë thonë se trupat izraelite kanë vrarë plot 55 vetë dhe kanë plagosur përmbi 2.700 të tjerë, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ushtria e tij po vepronte në vetëmbrojtje, kundër sunduesve islamikë të Gazës, Hamas, të cilët ai tha se donin ta shkatërronin Izraelin.Autoriteti udhëheqës i Palestinës, Hamas dënoi “masakrën”, ndërsa OKB foli për “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”.
Dhuna erdhi pasi SHBA hapi ambasadën e saj në Jerusalem, një lëvizje e shumë-diskutueshme në rang global.Zhvendosja e ambasadës së ShBA-ve ‘ndezi’ palestinezët, pasi ata pretendojnë që pikërisht në Jeruzalemin lindor të ndërtojnë qendrën e shtetit të ardhshëm të Palestinës, ndërsa këtë lëvizje të amerikanëve e shikojnë si masë për t’i dhënë kontroll total Izraelit, në këtë qytet.