Gjermani Elsner largohet nga posti i drejtorit kryesor në Telekomin e Maqedonisë, çfarë po zihet?!

Shpërndaje

Andreas Elsner, drejtori kryesor ekzekutiv dhe anëtar i Bordit të drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë nga 1 korriku largohet nga detyra në këtë kompani në Maqedoni. Deutsche Telekom është pronare dominante e Telekomit të Maqedonisë, por TV24 mbrëmë raportoi se gjiganti gjerman i telefonisë mund të largohet nga Maqedonia. Elsner erdhi në këtë post në maj të 2017, por largohet me rezultate pozitive, pasi që për tremujorshin e parë të 2018 ka arritur rritje të fitimit për 2,6 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Loading...