Gjoko Popovski dënohet me 9 vite burg për lëndën “Treqind” (Video)

Shpërndaje

Para pak çastesh gjykata penale caktoi burgim prej 9 viteve për lëndën ‘Treqind’ për të akuzuarin Gjoko Popovski, për veprën penale ne lidhje me blerjen e 300 veturave për nevojat e MPB-së, njofton fjala.mk.

Gjykata urdhëroi 9 vjet burgim dhe të paguhen shpenzimet e procedurës penale në shumë prej 246.523 denarë. Gjykata gjithashtu e detyroi atë të kompensojë dëmin e Ministrisë së Brendshme nga pothuajse 28 milionë denarë brenda 15 ditëve pas vlefshmërisë së aktgjykimit.

Prokurorja Fatime Fetai duke marrë parasysh këto fakte, kërkoi që menjëherë Popovski të dërgohet në paraburgim si garanci se nuk do të arratiset, derisa vendimi gjyqësor të bëhet i plotfuqishëm. Gjykatësja Dobrilla Kacarska sikurse kolegu i saj Darko Todorovski i cili dje ia dha verdiktin Zoran Zaevit, arsyetoi vendimin e saj para kamerave të shumta televizive. U treguan pikat kyçe të procesit.

Poentat e mbrojtjes dhe të prokurorisë. Kacarska shpjegoi hapjen e disa tenderëve dhe ofertave për furnizim të MPB së me makina, dhe kujtoi se pasi që është hapur procedura, kanë ndryshuar kushtet. Edhe pse fillimisht ka fituar një kompani tjetër, nuk është lidhur kontratë me kompaninë me ofertën më të volitshmë por është vazhduar me tenderin kokë më vete me kompani që kokë më vete i ka zgjedhur Gjoko Popovski. Kjo skemë ka vazhduar me disa tenderë derisa janë blerë 300 makina.

Gjykatësja,kujtoi se Gjoko Popovski nuk është dashur ta pranojë propozimin e Komisionit për furnizime publike në momentet kur e ka shkelur ligjin. Popovski siç tha gjykatësja, ka miratuar propozimet e Komisionit për furnizim pa asnjë kundërshtim. Gjoko Popovski sipas gjykatës, ka lidhur gjashtë kontrata me kompani që nuk kanë qenë kompanitë e pozicionuara më së miri në tender dhe me këtë është shkaktuar dëm prej mbi 27 milion denarësh ose mbi 450 mijë euro. Këtë dëm gjykatësja tha se e ka bërë me vetëdije të plotë.

Loading...