Gruevski mund të dënohet mbi 20 vite burg, ja të gjitha detajet (VIDEO)

Shpërndaje

Nikolla Gruevskit i kërcënohen mbi 20 vite burg për edhe katër procese gjyqësore në të cilat akuzohet për dhunë, ndikim të paligjshëm e krim zgjedhor, shkruan SHENJA.

Në një prej rasteve më të mëdha të Prokurorisë Speciale, me emrin Titanik , për krime zgjedhore, ish kryeministri akuzohet për bashkim kriminel, keqpërdorim të mjeteve publike për financimin e fushatës, dhe për cënim të së drejtës së votës. Për bashkim kriminel bazuar në nenin 394, paragrafi 1 për çka akuzohet Gruevski, parashikohet dënim nga një deri në 5 vite burg. Për keqpërdorim të mjeteve publike, në bazë të nenit 165-а, Nikolla Gruevskit i kërcënohen të paktën pesë vite burg. Për cënim të së drejtës së votës dënimi është të paktën tre vite burg. Por nga këto tre vepra penale gjykata do duhet të rrumbullaksojë një mesatare të paraparë me ligj.

TITANIK

Bashkim kriminel 1-5 vite burg

Keqpërdorim të mjeteve publike Të paktën 5 vite burg

Cënim të së drejtës së votës Të paktën 3 vite burg

Nikolla Gruevski akuzohet se së bashku me Gordana Jankullovskën, Mile Janakievskin dhe Kirill Bozhinovskin kanë bërë bashkim kriminel për të kriminalizuar zgjedhjet e vitit 2013. Siç akuzon Specialja, ish kreu i VMRO DPMNE-së ka manipuluar listat zgjedhore, ka hequr dhe futur njerëz siç iu ka tekur dhe ka lëshuar edhe letërnjoftime të paligjshme për tua dhënë të drejtën e votës edhe atyre që nuk u takon. Janë sjellë edhe para të paligjshme në funksion të fushatës. Siç pati njoftuar Specialja, në mënyrë të paligjshme Maqedonisë i janë shtuar afro 60 mijë qytetarë të rinjë me të drejtë vote, dhe gjatë bastisjeve në MPB janë gjetur mbi 35 mijë letërnjoftime të përpunuara.

Në rastin TNT, për rrënimin e objektit “Kosmos”, Nikolla Gruevski ka gjasa që dënohet me të paktën tre vite burg. Kjo pasi që sipas neneve të Kodit Penal me të cilat Gruevski akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Sipas neneve Gruevski do përgjigjet edhe për nxitje në kryerje të një vepre penale, që llogaritet sikurse ta ketë kryer ai vetë veprën.

TABELË: TNT

Keqpërdorim i pozitës zyrtare Të paktën 3 vite burg

Nikolla Gruevski akuzohet se e ka urdhëruar ish ministrin e transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski që tia rregullojë punën për ta rrënuar objektin e familjes Canovski me emrin “Kozmos”, me arsyetime banale dhe për hakmarrje politike. Siç qëndron në akuzë. Janakievski më pas e ka urdhëruar kryetarin e Gazi Babës Toni Trajkovski që ta vazhdojë procedurën e rrënimit. Elizabeta Najdovska është inspektorja e akuzuar e cila e ka bërë inspektimin dhe ka konstatuar shkelje të korrnizave të lejes për ndërtim.

Por Gruevski është i akuzuar edhe për veprën penale “dhunë” në rastin “Dhuna në Qendër” ose siç njihet mes njerëzve, shuplakat e Zhernovskit. Gruevski edhe pse llogaritet si nxitës i dhunës, i cënohen deri në tre vite burg pasi që akuzat lidhet edhe me nenin 23 të Kodit Penal në të cilin theksohet se nxitësi, dënohet sikurse ta ketë kryer veprën vetë. Kështu Gruevski rrezikon deri në tre vite burg edhe në këtë rast.

DHUNA NË QENDËR

Dhunë Të paktën 3 vite burg

Nikolla Gruevski llogaritet si porositës i shuplakave. Kjo pasi që në bisedat e përgjuara të siguruara nga Prokuroria Speciale, dëgjohet se si ai i paraqitet krahut të tij të djathtë Mile Janakievskit, dhe e urdhëron që të organizojë një protestë para objektit të Komunës Qendër dhe i sygjeron që dikush nga protestuesit ta godasë edhe me shpullë, ish kreun e Qendrës Zhernovski.

Nikolla Gruevskit i rëndon edhe vepra penale e ndikimit në vepra të paligjshme pasi që akuzohet se ka ndikuar në manipulimin e tenderit për ndërtimin e autostratave Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër. Për këtë vepër ai rrezikon të paktën tre vite burg.

TRAJEKTORJA

Ndikim për veprim të paligjshëm Të paktën 3 vite burg

Prokuroria Speciale e akuzon Gruevskin për ndikim të paligjshëm mbi Mile Janakievskin dhe Vlladimir Peshevskin lidhur me manipulimin e tenderit për autostradat me çka është bërë dëm prej 155 milion eurosh. Sipas akuzës dhe sipas bisedave të përgjuara që janë publike, Gruevski është marrë vesh me Janakievskin që ti kërkojë kompanisë kineze “Sinohidro”, provizion prej 25 milion eurosh, ose 5 përqindëshin e kostos totale të autostradave si kusht për ta fituar tenderin. Më pas tenderin e ka fituar kjo kompani dhe e ka lënë projektin në gjysmë, por nuk dihet nëse zyrtarët e kanë marrë provizionin milionësh.

Rasti Tanku është rasti i parë në të cilin Gruevski e morri verdiktin. Edhe në këtë rast ai u dënua për ndikim në kryerje të veprave të paligjshme, dhe dënimi ishte dy vjet burg efektiv.

TANKU

Ndikim në kryerje të veprave të paligjshme 2 vite burg efektiv

Sipas akuzës, Gruevski ka ndikuar tek ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska e cila tek do të marrë vendimin pasi i është ndarë procedura, për të shpallur tender për një makinë të blinduar. Performanset e makinës Gruevski i ka zgjedhur ashtu që tenderin ta fitojë vetëm një kompani në Maqedoni e cila e ka ditur se është importuesi i vetëm për atë lloj mercedesi. Edhe pse MPB kishte zgjedhur një makinë të përdorur, por të blinduar, Gruevski i kishte detyruar që ta prishin tenderin dhe të marrin Mercedesin luksoz 600 mijë eurosh.

Edhe pse llogaritja e përafërt është MBI 20 vite burg për të gjithë pesë veprat , varësisht prej vlerësimit të gjykatësve dhe procedurës gjyqësore, dënimet mund të variojnë. Të gjithë dënimet do të duhet të rrumbullakësohen dhe dënimi i vetëm duhet të jetë më i ulë sesa totalii viteve burg. Por duke marrë parasysh seriozitetin e veprave, as dënimet nuk do të jenë të lehta.

Loading...