Guvernatorja Bezhoska zotohet për ruajtjen e stabilitetit monetar (Video)
Ish-guvernatori Dimitar Bogov u përshëndet sot me të punësuarit. Nga ana tjetër, pa pyetje të gazetarëve filloi mandatin e ri guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska. Pavarësisht ndërrimit të kreut të Bakës Popullore politika monetare do të mbetet e pandryshuar.
Para meje është sfida për vazhdimin e zbatimit të politikës së suksesshme dhe të pavarur monetare në drejtim të realizimit të qëllimeve të garantuara me ligj të bankës qendrore, e këto janë stabiliteti i çmimit për të cilin konsiderojmë se është kontributi më i mirë që mund ta japë në shoqëri edhe atë përmes strategjisë së mirëmbajtjes së kursit stabil devizor të denarit – deklaroi Anita Angellovska – Bezhoska, guvernatore.
Paraprakisht, Bogovi u lëvdua me atë që e ka punuar gjatë shtatë viteve të fundit. Është përballur me momente të vështira, megjithatë ka përmbushur dy qëllimet kryesore të bankës, stabilitetin e çmimit dhe të sektorit bankar.
Momenti më i keq, kombinimi i krizës politike në vitin 2016 dhe ai i unë do ta quaja sulm spekulues ndaj valutës vendore dhe sektorit bankar, por kjo ishte edhe sfidë e madhe për ne dhe test i madh që e kapërcyem me sukses – tha Dimitar Bogov, ish-guvernator.
Guvernatorja e sapozgjedhur më herët edhe zyrtarisht dha betimin në kuvend për postin e ri.
Deklaroj se postin e guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë do ta ushtroj me ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë – deklaroi Anita Angellovska Bezhoska.
Deputetët një ditë më parë votuan njëzëri Bezhoskën për guvernatore të Bankës Popullore. Për të votuan të gjitha partitë politike, me propozim të Presidentit Gjorge Ivanov. Ajo është nënë e tre fëmijëve, është e lindur në Suedi, ndërsa në këtë post vjen nga posti i zëvendës-guvernatorit. Postin e guvernatorit do ta ushtrojë në shtatë vitet e ardhshme, me të drejtë të rizgjedhjes./Alast-M