Hamburg bie për herë të parë nga Bundesliga, tifozët ia vënë flaken stadiumit (VIDEO)
Sot ka mbaruar java e fundit e Bundesligës, me ç’rast Hamburg për herë të parë ka rënë nga liga, pasi që pas 34 javësh u pozicionua në pozitën e 17-të.
Pavarësisht fitores prej 2:1 ndaj Gladbach, fitorja 4:1 e Wolfsbug në shtëpi ndaj Koln, ua siguroi atyre playout-in, duke e çuar Hamburg-un përfundimisht në Bundesliga II.
Në anën tjetër, Bayern Munchen u mposht në shtëpi me rezultat të thellë prej 1:4, mirëpo e kishte siguruar titullin e kampionit javë më parë.
Nga një vend në Ligën e Kampionëve e siguruan edhe Schalke, Dortmund dhe Hoffenheim.
Ndërkaq Ligën e Evropës do ta shijojnë Bayer Leverkusen dhe Leipzig.
Takimi mes Hamburgut dhe Gladbahut u ndërpre në minutat e fundit shkaku i hyrjes së tifozëve në fushë dhe hedhjeve të fishekzjarrëve, të cilët nuk u pajtuan me faktin se skuadra e tyre nuk do të luajë sezonin e ardhshëm në Bundesligë.