Haradinaj e pranon se ka numër të madh zëvendësministrash, i arsyeton nëse angazhohen më shumë
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka informuar kabinetin qeveritar lidhur me raportin e punës së zëvendësministrave.
Haradinaj ka thënë se shumica e tyre kanë treguar një shkallë të lartë të seriozitetit.
Kryeministri ka bërë të ditur se nga ta kërkuar efekt të punës dhe ka shtuar se zëvendësministrat do të raportojnë çdo 6 muaj.
Ai ka kërkuar edhe nga ministrat që t’i angazhojnë zv.ministrat duke thënë se edhe pse është një numër i madh i tyre nëse angazhohen iu arsyetohet puna.
Loading...