Iniesta i bëri të gjithë me lot, Suarez nuk përmbahet (Video)

Shpërndaje

Andres Iniesta ka shpërthyer në lot gjatë fjalimit lamtumirës në Camp Nou, pas lojës së fundit me Barcelonën.

Gjithë lojtarët u emocionuan në festën e veçantë për dy trofetë e fituara, La Ligan e Kupën e Mbretit si dhe për lamtumirën e Iniestas. Më së shumti ishte Luis Suarez, që nuk mundi t’i ndalë lotët.

“Është ditë shumë e vështirë, kanë qenë 22 vite të mrekullueshme. Ishte kënaqësi dhe jam krenar që kam mbrojtur këtë stemë, që për mua, është më i miri në botë”, tha Iniesta, që ka debutuar në 2002.

“Faleminderit gjithë shokëve të skuadrës. Do të më mungoni shumë. Faleminderit tifozëve, për gjithë dashurinë tuaj, çdo gjë që keni bërë që të ndihem mirë që kur erdha këtu si fëmijë, po largohem si burrë. Gjithmonë do të jeni në zemrën time”.

“Rroftë Barça, rroftë Katalunia dhe rroftë Fuentealbilla (vendlindja)”, theksoi mes tjerash Iniesta. /Gazeta Express/

 

Loading...