Maqedoni

Ish ambasadori i BDI-së në Danimarkë, bëhet ministër i Kulturës nga Lëvizja BESA

Shpërndaje

Ish ambasadori në Mbretërinë e Danimarkës, Asaf Ademi nominohet si ministër i ri Kulturës në Maqedoni. Ademi para disa viteve si kuadër i BDI-së dhe bashkëpuntor i ngushtë i ish prefektitë të Gostivarit, Nevzat Bejta u emërua ambasador në Danimarkë në periudhën 2009-2013, raporton portali Amerika-RADIO.

Para vitit 2009 Ademi ka qene edhe Kryeshef i Urbanizimit ne Komunen e Gostivarit.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit për Antikorrupsion, Ademi gjatë kohës kur ka qenë ambasador ka deklaruar edhe pasurin e tij personale.

Ndryshe, Asaf Ademi do të jetë kandidat i Lëvizjes BESA, për ministër të Kulturës. TV SHENJA mëson se Ademi do të zëvendëson Allagjozovskin, pas marrëveshjes mes kryetarit të Lëvizjes BESA Afrim Gashi, me kryeministrin Zoran Zaev për hyrje të Besës në Qeverinë e Maqedonisë.
Asaf Ademi ka qenë kandidatë i lëvizjes BESA në zgjedhjet e fundit lokale për komunën e Gostivarit.

Loading...