Ishte merakli i tyre, nuk e lanë “të vetëm” as pas vdekjes – e varrosën bashkë me një veturë (Video)

Shpërndaje

Një adhuruesi të veturave në Kinë iu plotësua dëshira e tij e fundit, duke e varrosur të vendosur brenda një veture.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, burri i identifikuar me mbiemrin Qi, vdiq të hënën në fshatin e tij në qytetin Baoding në provincën Hebei.

Në një testament të tij, siç thuhet më tej, ai specifikoi se do të dëshironte që të vendosej në një veturë, në vend të një arkivoli tradicional.

Familja e tij ishte në gjendje të gjente një Hyundai Sonata të vjetër dhe e bleu atë për rreth 1500 dollarë.

Videoja e shërbimit të çuditshëm tregon veturën që mban trupin e njeriut duke u ulur ngadalë në varr nga një ekskavator.

Pasi vetura vendosi veturën me kujdes në varr, ekskavatori e mbushi “gropën” me dhe.

Ndërsa shërbimi duket relativisht i çuditshëm në sipërfaqe, një numër në rritje e popullit kinez po paraqitet në arkivole që përfaqësojnë statusin e tyre shoqëror.

Shumë besojnë se zotërimi i gjërave si një makinë apo edhe një shtëpi në tokë është një çështje dinjiteti dhe e njëjta gjë vlen edhe kur vdesin. /Telegrafi/

Loading...