Maqedoni

Ivanov nuk e shoqëron presidentit bullgar, Radev tek varrezat ushtarake bullgare (Video)

Shpërndaje

Presidenti Gjorge Ivanov e mirëpriti kolegun e tij bullgar, Rumen Radev në Novo Sello, por nuk e shoqëroi atë tek varrezat ushtarake ku prehen rreth 70 ushtarakë të rënë bullgar. Presidenti i Bullgarisë foli për bashkëjetesën dhe për ngjarjet historike.

“Traditat e mira të Evropës bashkëkohore kërkojnë që shtetet, madje edhe në qoftë se kanë luftuar njëri kundër tjetrit, t’i respektojnë të vdekurit e vet, duke dërguar mesazh për pajtim dhe bashkim. Është mirë që kjo traditë bashkëkohore gjithnjë e më shumë praktikohet edhe në Ballkan. Në të kaluarën, përmendoret e ushtarëve bullgarë jashtë Bullgarisë ishin viktima të politikës dhe shkatërroheshin . Sot kohërat u ndryshuan, aktivitetet për t’u afruar dhe për të përforcuar bashkëpunimin mes shteteve tona hasin në mirëkuptim te popujt e të dy shteteve dhe ky është sinjal se po lëvizim në drejtimin e duhur”, tha Rumen Radev, President i Bullgarisë.

Radev shtoi se e vlerëson gatishmërinë e Maqedonisë për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e varrezave ushtarake bullgare, gjë për të cilën Bullgaria jep përkrahje materiale dhe profesionale.

Në lidhje me mos-prezencën  e presidentit Ivanov në këtë ngjarje, reagoi euro-deputeti bullgar, Andrej Kovaçev i cili tha se ndjehet i pikëlluar se presidenti i Maqedonisë nuk erdhi në këtë ceremoni.

“Për fat të keq, në Maqedoni por edhe në Bullgari, e kaluara ende shkakton frikë nga festimi i historisë së përgjithshme. Kjo është shumë për të ardhur keq dhe dëshiroj që t’ia them këtë gjë presidentit tonë që në takimin në Dojran, t’ia përcjell mesazhin tim presidentit Ivanov”, tha Andrej Kovaçev, Euro-deputet i Bullgarisë.

Kremtimi në varrezat ushtarake bullgare në Novo Sellë të Strumicës në praninë e delegacionit shtetëror të Bullgarisë u mbajt për të 11-n herë. Pas ceremonisë, presidenti Radev u drejtua për në Dojran në takim “sy më sy” me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=4SNBWrSaLxA

Loading...