Kaloi në finalen e Eurovision, Eugent Bushpepa tregon kujt ia dedikon këngën
Mbrëmjen e lënë pas, ai i ngriti peshë zemrat e shqiptarëve, ku me këngën “Mall”, arriti të kaloi Shqipërinë në finalen e festivalit europian të muzikës, Eurovision.
Por në konferencën e mbajtur me artistët që u kualifikuan për në finalen e natës së tretë, Eugenti tregoi se u ndje shumë mirë gjatë performancës së tij.
Gjithashtu këngëtari zbuloi se kujt ia dedikon këtë këngë, “Është një këngë për dashurinë, është një këngë për mallin ndaj personave që do më shumë, kështu që unë ja dedikoj të gjithë shqiptarëve sepse po më mungojnë shqiptarët që kur kam ardhur këtu”.
Bushpepa gjatë performancës, u shoqërua nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe back vocalistet Erinda Agolli, Greta Radovani./noa.al
Loading...