Kapen 130 kg drogë në kufirin e Maqedonisë

Shpërndaje

Një shqiptar është arrestuar nga policia maqedonase, pasi është kapur duke transportuar rreth 130 kilogram marijuanë me kamionin e tij me targa shqiptare.

Shoferi shqiptar rreth 37 vjeç është arrestuar nga policia në pikën kufitare Bogorodica të Maqedonisë. Droga ishte e ndarë në 323 pako dhe dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria.

“I dyshuari me veturën e tipit “Volvo” me targa shqiptare ka bartur drogë në vendkalimin kufitar Bogorodica. Në një hapësirë të veçantë në brendi kanë qenë të vendosura 323 pako me drogë marihuanë, që është konstatuar nga ana e zyrtarëve të autorizuar të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Maqedonisë, e cila ka dhënë masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shqiptarin.

Loading...