Kasami është jashtë loje për të hyrë në Qeveri, ja kush vendos?!

Shpërndaje

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit është jashtë lojës për të hyrë në Qeveri. Këtë e bëjnë të ditur për INA burime nga partitë që po negociojnë për zgjerimin e koalicionit.

Tashmë është përmbyllur marrëveshja mes Lëvizjes BESA të udhëhequr nga Afrim Gashi dhe PDSh-së. Jozyrtarisht mësohet se këtë javë pritet të firmoset marrëveshja e koalicionimit. Krahu i Gashit ishte i pari që ditë më parë kishte paralajmëruar se nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë nëse do të hyjë edhe Kasami.

Gashi në një konferencë me mediat javë më parë deklaroi se kryeministrit Zoran Zaev nuk i duhen që t’i transferojë problemet e brendshme të Lëvizjes BESA në Qeveri dhe se ai duhet të vendos që të merr në Qeveri njërin krah të Lëvizjes BESA.

Sipas Alsat-M, nga partia e Kasamit bëjnë me dije se bisedimet vazhdojnë dhe nuk e përjashtojnë ende mundësinë e bashkëpunimit me këtë Qeveri.

Loading...