Kasami ndërpret bisedimet për hyrje në Qeveri, godet Zaevin

Shpërndaje

Përmes një komunikate të dërguar mediave, Lëvizja Besa njofton se ndërpret bisedimet pë kyçje ne qeverinë e Zoran Zaevit për arsye të jo seriozitetit të kryeministrit Zaev. Më poshtë ju sjellim tekstin integral të komunikatës të dërguar nga zyra për informim dhe kabineti i Kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami:

KOMUNIKATË

Duke qenë një kohë të gjatë në fazën bisedimeve për zgjerimin e shumicës parlamentare, Lëvizja Besa edhe përkundër qasjes korrekte dhe pozitive, e sheh të arsyeshme që të ndan me opinionin publik shqetsimin për krijimin e një gjendje politike inerte e cila jo vetëm që dëmton imazhin e Lëvizjes Besa, por dëshmon edhe për një qasje joserioze nga ana e kryeministrit Zoran Zaev i cili është inicuesi kryesor i zgjerimit të shumicës parlamentare.

Duke u nisur nga fakti se për Lëvizjen Besa zgjerimi i shumicës parlamentare nuk është kuptuar vetëm si proces teknik për sigurimin e numrave në Kuvend, por si një proces i cili do përmirsonte aspektin kualitativ të qeverisjes dhe me pjesmarrjen e Lëvizjes Besa do behej diferenca e një menaxhimi tjetërfare, gjë që si duket nuk është kuptuar nga kryeministri Zaev i cili për fat të keq përmes opcionit të “blerjes” të kohës po mundohet që politikisht të harxhojë të gjitha palët që janë duke negociuar për kyçje në Qeveri dhe në publik vepron ndryshe nga ajo që dakordohet në takimet e përbashkëta.

Pasi që ky proces i negociatave po vazhdon më shumë se katër muaj pa një epilog konkret, vlersojmë se tashmë janë tejkaluar të gjitha limitet kohore dhe duke mos dashur që Lëvizja Besa të mbetet peng i kalulimeve teknike të shumicës parlamentare, duke nisur nga sot i ndërprejmë të gjitha bisedimet me kryeministrin e vendit sa i takon kyçjes të Lëvizjes Besa në qeverinë e Maqedonisë.

Ne kemi menduar se me kalimin e kohës qeverisja e Zoran Zaev do fillojë të lirohet nga BDI si një pjesë e ish regjimit të Nikolla Gruevski, mirëpo për fat të keq duke pasur parasysh palët të cilat për çdo ditë i shtohen negociatave për rritjen e shumicës parlamentare, tashmë jo vetëm BDI por edhe elementet e tjera që kanë qenë pjesë e regjimit të Gruevskit po lëshojnë rrënjet e tyre edhe në këtë qeverisje e cila po humb epitetin e qeverisë reformatore.

Lëvizja Besa do vazhdojë të jetë opozitë konstruktive duke ngritur zërin ndaj çdo veprimi të gabuar politik të Qeverisë si dhe duke inicuar dhe përkahur çdo reformë e cila do përmirsonte standardin jetësor, demokracinë e vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Loading...