Kazino në Tetovë kundër të cilës u protestua nuk do të hapet
Me vendim të Gjykatës Administrative objekti në Tetovë në të cilin duhej të hapej kazino, për të cilin edhe u protestua më 4 maj, nuk do të hapet, informuan sot në konferencë për shtyp nga Lëvizja kundër bastoreve dhe kazinove në Tetovë.
Sipas anëtarit të lëvizjes, Xhemal Abdiu, i cili organizoi protestat në fillim të muajit tha se rezultatet e para janë parë, por shtoi se do të vazhdojnë edhe më tej me aktivitetet e tyre.
“Reagimi i qytetarëve kundër degradimit, mizorisë, prostitucionit, varfërisë që shkaktojnë lojërat e fatit çdo ditë po rritet dhe merr formë të guximit që po përhapet në gjithë shtetin”, tha Abdiu.
Loading...