Kuriozitete

Kërcimet nga ura më e lartë në botë me litar elastik (Video)

Shpërndaje

Punonjësit janë në përfundim të punëve, për vendosjen e platformës për kërcim me litarin elastik, nga ura gjigante që ndodhet në kanionin Zhangjiajie të Kinës.

Derisa struktura është e ngritur 260 metra lartë tokës, kjo platformë do të jetë 23 metra sipër kullave që ndodhen në mes, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, Macau Toëer bëhet edhe vendi me i lartë në botë, për kërcime komerciale.Zyrtarët e urës kanë thënë se do të jenë dy hapësira kërcimi, me nga një litar special të gjatë 50 metra.Të pyetur për sigurinë e strukturës, është thënë se të 97 panelet prej xhami janë të sigurta, sepse secila prej tyre mund të duroi presionin prej 400 tonelatash.

Deri më tani, janë bërë kontrollet e duhura nga autoritetet e sigurisë dhe është dhënë leja për punë, ndërsa para nisjes së aktiviteteve, do të ketë edhe një kontroll gjeneral.Ende nuk është bërë e ditur data se kur do të fillojnë kërcimet, ndërsa ekipi prej dhjetë punëtorësh është duke punuar në mënyrë intensive.Më poshtë mund ta shihni këtë urë gjigante, për ndërtimin e së cilës janë shpenzuar afro 50 milionë euro.

Loading...