Kështu të ndodh kur të ze haku, shikoni momentin kur fituesja e Eurovizionit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

Shpërndaje

Mbrëmë është mbajtur finalja e festivalit të këngës evropiane “Eurovizion”.

Fituese e këtij festivali doli përfaqësuesja e Izraelit, Netta Barazilaj, e cila kishte qenë favorite që në fillim të netëve gjysmë-finale, shkruan lajmi.

Ashtu siç është traditë, këngëtarja që merr çmimin e parë, performon edhe një herë pasi të merr çmimin.

Pasi kishte përfunduar këngën, Netta ishte nisur në prapaskenë dhe për një moment rrëshqet e rrëzohet nga shkallët, por fatmirësisht çdo gjë kaloi ma lëndime.

Kujtojmë që në “Eurovizion” këtë vit ishin pjesëmarrës tre shqiptarë, Eugent Bushpepa që përfaqësoi Shqipërinë dhe zuri vendin e 11-të, Eleni Foureira përfaqësuese e Italisë që u rendit e dyta si dhe Ermal Meta përfaqësues i Italisë, që mori vendin e 5-të.

Loading...