Këta dy vëllezër nuk ndahen dot nga njëri-tjetri… (VIDEO)

Shpërndaje

Dy binjakë të sapolindur të cilët ishin ndarë për pak minuta gjatë lindjes, nuk kanë ndaluar së qari derisa janë ribashkuar.

Pak pas lindjes së tyre më 28 Shkurt, Weston dhe Caleb Lyman nga Orlando, Florida, u xhiruan me kamera nga babai i tyre Dane.

Dane publikoi videon e vogëlushëve në Facebook duke shkruar se fëmijet kishin nevojë për njëri-tjetrin që të pushonin nga të qarat.

Në video, foshnjet mund të shihen duke qarë kur një nga punonjësit e stafit mjekësor përpiqet t’i largojë ata nga njëri-tjetri.

Megjithatë, kur foshnjet u kthyen tek njëri-tjetri dhe kishin kontakt me lëkurën e tyre, ata qetësoheshin.

Babai i katër fëmijëve tha se ai shpreson që lidhja e ngushtë që djemtë e tij kanë, të ndihmojë atë dhe gruan e tij në prindërim./telegrafi

Loading...