Kocias: Duhet të pranojmë njërin nga propozimet e Nimic për çështjen e emrit

Shpërndaje

Greqia e mbështetë nevojën që të pranohet emër nga propozimet e Nimic, ka thënë shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias nga SHBA-ja, ku është takuar me sekretarin shtetëror amerikan, Mike Pompeo.

Me këtë deklaratë Kocias, në mënyrë indirekte e hedhë poshtë emri Republika Ilinditase e Maqedonisë, sikurse që Greqia e ka hedhur poshtë edhe njërin nga pesë propozimet e ndërmjetësuesit Metju Nimic për emrin, Republika e Maqedonisë(Shkupi).

Kocias ka shtuar se ata mbështesin nevojën që të pranojnë njëri nga propozimet Nimic, por jo me propozimin e pestë, dhe ka shtuar që të shkohet drejt një plani strategjik për bashkëpunim e miqësi me fqiun e veriut, me emrin e ri.

Loading...