Kompanitë e basteve: Fitues i Eurovision, një shqiptar

Shpërndaje

Ekspertët britanikë kanë krijuar një listë me koeficientet e secilit shtet pjesëmarrës!
 
Sot është nata e madhe e Eurovizionit dhe mjaft shqiptarë janë pushtuar nga emocionet.

Veç Eugent Bushpepës, zëri ynë zyrtar në Festivalin Europian e Këngës, edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Fureira me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me atë të Italisë, përcjellin vlerat e tyre në skenën e Altice Arena.

Në pritje të Finales së Madhe, nuk kishte sesi mungonin diskutimet për favoritet e këtij viti. Ekspertët britanikë kanë krijuar një listë me koeficientet e secilit shtet pjesëmarrës.

Kandidatja më e mundshme për të triumfuar sot në Portugali sipas këtyre eksperteve, duke iu vendosur edhe koefiçentin më të ulët, është Foureira.

Loading...