Kush janë gjuhëtarët që janë konsultuar për emërtimin “ILINDITASE”?

Shpërndaje

Deri tani nuk po dihet se si ka rrjedhur që emërtimi ILINDEN – ILINDENASE të përfundojë si ILINDITASE dhe kush e ka përcaktuar këtë si propozim në kuadër të propozimit të ri të emrit REPUBLIKA ILINDITASE E MAQEDONISË, shkruan INA.

Ai që foli se janë konsultuar gjuhëtar është deputeti i BDI-së, Artan Grubi, që është ndër të parët që pas kryeministrit Zoran Zaev lansoi këtë emërtim të shkruar që nxiti habi dhe debate.

“Emërtimi në maqedonisht është Republika Ilindenska Makedonija, Republic of Ilinden Macedonia në anglisht, kurse në shqip për arsye se kjo fjalë nuk ekziston, shqiprimi pas konsultimit me shumë gjuhëtar i bie që emri i ri i shtetit të jetë Republika Ilinditase e Maqedonisë. Është një fjalë e re që futet në fjalorin shqip, por duhet të them që është një propozim i dakorduar mdis dyja palëve.”, theksoi për Klan Kosova, Artan Grubi, deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Por deri tani nuk kanë folur profesorë të katedrave të gjuhës shqipe të Universitetit të Tetovës apo edhe universiteteve tjera.

Loading...