LAJM I FUNDIT: Zaev dhe Cipras më 17 maj do të kërkojnë zgjidhje përfundimtare për emrin

Shpërndaje

Planifikohet që më 17 maj në Sofje të mbahet takim tet- a- tet mes Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit në margjinat e samitit të BE-së Ballkani perëndimor, njofton portal ‘Njuz 247”.

Në takimin mes dy kryeministrave pritet të kërkohet arritja e një marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e “problemit maqedonas”, transmeton Medial.mk.

Burime diplomatike për “Njuz 247” theksojnë se edhe krahas vështirësive që ekzistojnë, është arritur përparim i rëndësishëm dhe marrëveshje në më shumë tema në negociatat edhe krahas asaj se mbetet dallimi kryesor për përdorimin e emrit erga- omnes, duke shtuar se Zaev dhe Cipras kanë “linjë të hapur telefonike edhe pse bisedimet dhe kontaktet nuk publikohen”.

Loading...