Lajmi i Fundit: Trump dhe Kim Jong Un takohen më 12 qershor

Shpërndaje

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, e ka bindur liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, që ta mbajë takimin e parë me presidentin amerikan, Donald Trump, në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë, ka thënë një burim për CNN, përcjell Klan Kosova.

Moon dhe Kim u takuan në lokacionin e njëjtë në Panmunjom të premten e kaluar, duke shënuar një ngjarje të rëndësishme që ishte transmetuar kudo në botë, dhe që kishte çuar në një marrëveshje për denuklearizimin e Gadishullit Korean, si dhe që formalisht t’i japin fund Luftës Koreane.

Ka një “mundësi të madhe” që samiti të mbahet në atë vend, me disa ngjarje që me gjasë mund të planifikohen në anën veriore të vijës demarkuese ushtarake  që i ndan dy shtetet, kjo sipas një zyrtari me njohuri të thella mbi mendimin e Koresë Veriore lidhur me këtë çështje.

Loading...