LIVE/ Opozita në shesh kërkon largimin e Ramës, Basha: Nuk jemi këtu për pushtet!

Shpërndaje

11:21/ Basha mban fjlimin para turmës: Nuk jemi këtu për pushtet, jemi për dritën e së vërtetës:

Basha: “Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e së vërtetës, për diellin tonë, për atë dritë që na u mohua në gjysëm shekulli komunizëm. Për atë dritë që u mjegullua shumë herë këto tre dekada. Për atë dritë që sot e kanë bllokuar retë e zeza të krimit, drogës e korrupsionit. Pikërisht kur është më errët njeriu kërkon më shumë dritën.

Sot më shumë se kurrë, sytë tonë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi edhe pse shkëlqen nga larg. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për të treguar se jemi evropianë dhe si evropianë besojmë te liria, te demokracia, te shteti i së drejtës.

Protestojmë për liri, demokraci i drejtësi, me dinjitetin e forcën e njerëzve të lirë. Jemi këtu për t’i treguar Evropës, Perëndimit, se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve. Jemi mbledhur për të qëndruar si evropianë përballë qeverisë më antievropiane që ka sot Evropa.

Përpjakja jonë nuk ëhstë luftë për pushtet, ëhstë përpjekja kundër sundimtarit shkatërrues.

11:20/ Nga sheshi “Skënderbej” dhe rrugët e tjera vijon marshimii qytetarëve të mbërritur nga rrethet dhe zonat e dnryshme të Tiranës.

Protesta deri tani vijon e qetë dhe nuk raportohet për incidente.

11:18/ Kryetari i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi pas marshimit nga selitë e partive u bashkuan pranë urës së madhe të bulevardit. Atyre iu bashkua edhe lideri historik i PD Sali Berisha.

“Protestë e jashtëzakonshme. Edi Rama ia ka mbathur” deklaroi ish-lideri i PD Sali Berisha.

11:03/ Edhe kryetarja e LSi Monikia Kryemadhi ka nisur marshimin drejt Kryeminsitrisë. Ajo shoqërohej nga deputetë dhe të rinj të LRI-së.

Në mesazhin që dha ajo u kujdes të akuzojë Ramën, por jo ministyrin Xhafaj, qëndrim konstant i kësaj force këto ditë.

11:01/ Ka nisur protesta e opozitës, e paralajmëruar prej ditësh. Mbështetësit e opozitës kanë nisur marshimin drejt sheshit para Kryeministrisë, ku do jetë epiqendra e tubimit.

Mijëra protestues të mbërritur nga rrethet dhe zonat e ndryshme të Tiranës tashmë janë nisur drejt bulevardit qëndror të Tiranës.

Lideri i Partisë Dmeokratike me aleatët ëhstë nisur në këmbë nga selia blu dhe po i drejtohet sheshit. Ai rrethohet nga qindra militantë demokratë.

Ndërkohë, policia ëhstë në gadishmëri për ruajtjen e rendit gjatë protestës.

Nisen autobusët e parë nga rrethet në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dhjetëra autobusë dhe automjete private janë nisur nga qytete si Vlora, Fieri, Kukësi, Berati, Shkodra, Korça etj.

Në automjetet e protestuesve janë vendosur parulla me mbishkrime “Na prit Pasha”! “Pasha po vijmë”! “Kush është pashai”, raporton Shqiptarja.com duke ironizuar me zhargonin e përdorur nga Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në videopërgjimin e pretenduar të “dëshmitarit X”, Albert Veliu.

Ndërkohë Tirana sot duket kaotike. Bllokimi i akseve kryesore për shkak të protestës ka sjellë trafik tepër të rënduar.

Mjetet e rënda dhe ato të transportit publik janë ndaluar në periferi të qytetit.

Mbi 1500 policë janë në gadishmëri për ruajtjen e rendit.

Kukës
Rreth 1000 mijë protestues janë nisur drejt Tiranës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Kryetari i PD në Kukës, Arif Rexhmati është shprehur se “kuksianët protestojnë kundër qeverisë “Rama” që mban në burg 4 djemtë kuksianë ndërsa trafikanti Xhafaj është i lirë”. “Kuksianet protestojnë edhe për lirinë e kuksianëve, kundër taksës së Rrugës së Kombit”, kundër koncesioneve, kuksianët kanë më shumë motive për të protestuar”, ka thënë kryedemokrati i Kukësit.

Korçë
Pjesëmarrje e ulët protestuesish drejt Tiranës. Asnjë organizim i mirëfilltë nga opozita. Burime pranë PD bëjnë me dije se qytetarët i janë drejtuar kryeqytetit me mjete të vogla. Pritej një pjesëmarrje masive por sipas tyre presioni nga qeveria nuk ka lejuar organizimin në masë me autobusë. Ndërkohë, burime nga LSI-ja bëjnë me dije se drejt Tiranës janë nisur rreth 500 protestues ku 100 prej tyre janë nga qyteti i Pogradecit dhe pjesa tjetër nga Korça.

Vlora, Rreth 1500 protestues me 10 autobusë
Autobusët u nisën nga zona e Skelës pranë godinës së PD nga zona pranë Sahatit, nga njësia administrative Novoselë si dhe nga Bashkia e Selenicës. Drejt Tiranës janë nisur 1500 autobusë.

Berat
Nisen protestuesit beratas drejt protestës së paralajmëruar në Tiranë. Dy autobusë me protestues sapo janë nisur nga selia e PD-se në Berat, ndërkohë që janë nisur dhe shumë mjete të vogla. Kryetari i PD-së Gazmend Azizi, konfirmoi se rreth 2 mijë protestues janë nisur nga ky qark, dy autobusë nga Berati, 2 nga Ura Vajgurore, 1 nga njësia administrative Otllak, 1 nga Velabishti dhe 1 nga Poliçani.

Fier
Nga Fieri në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestë janë nisur sipas kryetarit të PD dega Fier, Luan Baçi, rreth 2000 vetë të organizuar ne baze te grup seksioneve te lagjeve ku dhe nisja është bere me mjete personale ndërsa ne qytet janë nisur me tre autobusë. “Pjesëmarrja nga Fieri është gjithëpërfshirëse, qëllimi të rrëzojmë Ramën dhe largimin e Xhafajt”, tha Baçi.

Shkodër
Nga Shkodra po vijnë me dhjetëra makina qe mbajnë parullat me zhargonin e Agron Xhafajt, që njihet në Vlorë me titullin “Pasha”. “Na prit Pasha! Pasha po vijmë! Kush është pashai”.

Loading...