LSDM godet Ixhet Memetin: Heshtët 12 vjet?

Shpërndaje

Avokati i popullit, Ixhet Memeti punon me standarde të dyfishta pasi ka heshtur ndaj të drejtave të deputetëve.
Këto akuza i bërë deputetët e LSDM-së, gjatë seancës së sotme të Komisionit për sistem politik, ku deputetët diskutonin për dhënien e pëlqimit të akteve të përgjithshme për Akvokatin e Popullit. Sipas deputetit Sashko Kostov, Memeti ka ngritur procedura kundër policëve që kanë shkelur të drejtat e e të burgosurve, por jo edhe ndaj policëve që nuk siguruan deputetët më 24 dhjetor të vitit 2012. Arsyetimi i Avokatit të Popullit ishte se ai nuk mund të sigurojë deputetët por është kujdesur për mediat.

Sashko Kostov, LSDM
“Heshtët 10 a 12 vite edhe pse ishit të pranishëm më 24.12.2012 në Parlament dhe rrinit në karriket e Kuvendit, nuk reaguat asgjë sepse prisnit rizgjidhjen tuaj. Dhe të jemi të qartë dhe t’i pranojmë ata fakte. I di arsyetimet tuaja se nuk keni qenë brenda në sallë, megjithatë ka xhirime ku duket se keni qënë brenda”.

Ixhet Memeti, Avokat i popullit
“Avokati i popullit nuk mund të mbrojë deputetët në shtëpinë ligjvënëse. Ata duhet t’i mbrojë policia, unë nuk ngrita procedurë për mbrojtjen e të drejtave të deputetëve pse u dëbuan prej Kuvendi. Unë ngrita procedurë për mbrojtjen e lirisë së informimit dhe për mbrojtjen e mediave. Por atë procedurë me penguan ta hetoj deri në fund për shkak se ish-kryetari i Kuvendit e pengoi procedurën”.

Në fjalimin e tij, deputeti i VMRO-DPMNE-së Zoran Ilioski tha se pushteti diçka tjetër flet dhe ndryshe vepron në lidhje me ombdusmanin. Sipas Ilioskit, pushteti aktual ka zvogëluar buxhetin e Avokatit të Popullit. Edhe ndaj këtij fjalimi të deputetit të opozitës, deputeti i LSDM-së Sashko Kostov akuzoi Avokatin e Popullit Ixhet Memeti për sjellje me standarde të dyfishta.

Zoran Ilioski VMRO
“Nuk është në rregull që nga njëra anë të thuhet se përkrahet një institucion, ndërsa nga ana tjetër me rishqyrtim të buxhetit ti shkurtohen mjete. Këtë e thashë unë, nuk thas se keni miratuar dy punësime dhjetë punësime e kështu me radhë”.

Sashko Kostov, LSDM
“Më përgjigjen tuaj thatë se janë shkurtuar mjetet me buxheti e Avokatin e popullit dhe ja standarde të dyfishta. Nuk pash Avokati i popullit menjëherë të flasë dhe të kërkojë replikë. Të thotë se bashkë me Qeverinë janë marrë vesht për buxhetin vitit 2018, se është 4.2 më i madh për dallim nga 2017”.

Megjithatë deputetët e LSDM-së deklaruan se do votojnë “pro” pëlqimit të akteve të përgjithshme për Avokatin e Popullit./SHENJA

Loading...