‘Luftë’ mes dy qendrave për provime të lejes për vozitje në Tetovë, qytetarët janë të bllokuar

Shpërndaje

Nje qytetar nga Tetova ka bere nje denoncim tek portali TetovaSot per mos dhenien e dokumentave te lejes nga firma AMD e cila tash nuk ka te drejte te mbaje provimet pasi i eshte marre licenca.

Tash per mbajtjen e provimeve per leje te drejten e ka firma NewDriver.

Ja denoncimi i qytetarit nga Tetova:

Kam nje hall, qe si duket e kane edhe qytetare te tjera nga Tetova, per te cilin askush nuk merzitet edhe pse paraqet nje shkelje te madhe ligjore dhe harxhim i madh i kohes.

Jam i regjistruar per marrjen e lejes se vozitjes para 5 muajsh. I kalova testin teorik dhe poligonin ne kohe me te paren here. Me ngeli vetem dalja ne qytet. Dokumentet mua dhe shume te tjereve i menaxhonte si gjithmone qendra per provime e AMD-se. Pasiqe kalova testin e poligonit, pati perseri konkurs ne Maqedoni per marrjen e licencave per qendra te reja per provime dhe ne Tetove ashtu sic e dini e mori qendra per provime NewDriver.

Dokumentet na kane ngelur te qendra e vjeter per provime e AMD-se. Ato nuk japin asnje informacion, thjeshte kane uzurpuar, kane marre peng dokumentet personale te shume qytetareve qe kane ngelur per te hyre ne poligon dhe dalje ne qytet dhe nuk ua dorezojne qendres NewDriver.

Kane kaluar shume jave qe i presim, te qendra re NewDriver thone kemi be kerkese per ti marre, por nuk na japin, kurse te AMD e kane mbyllur deren dhe nuk kemi ku marrim asnje informacion, dhe si duket as te NewDriver nuk jane te interesuar per ti marr sepse kane vazhduar me testet teorike dhe kandidatet e rinj.

Njerezit kane harxhuar para, kohe dhe mund dhe stres, ndersa keto i mbane te uzurpuar dokumentet te AMD. Eshte obligim ligjor qendra e vjeter AMD ti dorezoje dokumentet personale sepse ato me nuk paraqesin asnje institucion, dhe gjykata/policia duhet te ua marre dhe te kryeje punen qe i takon.

Nuk dime ku te kerkojme ndihme, ju lutem shume publikojeni kete rast qe te rregullohet.

Loading...